“Ora e Tokës”- Klosi fton nxënësit në një aksion pastrimi për një Shqipëri turistike

Shqipëria

“Ora e Tokës”- Klosi fton nxënësit në një aksion pastrimi për një Shqipëri turistike

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:36
Ilustrim

Në ditën “Ora e Tokës”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një orë të hapur mësimi me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” dhe mësuesit e klubit të mjedisit.

Gjatë kësaj ore mësimi nxënësit dhe ministri Klosi diskutuan mbi edukimin mjedisor, ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale.

Ministri Klosi ftoi të gjithë nxënësit e shkollave të organizohen gjatë muajit prill-maj, si në Ditët e Pemëve, në një operacion pastrimi në të gjithë Shqipërinë për një destinacion turistik më të pastër dhe më të sigurt.

Bashkë me nxënësit ministri Klosi mbolli disa pemë në oborrin e shkollës, duke shtuar gjelbërimin e gjimnazit të njohur të kryeqytetit.

“krijoO2tënd” është kryefjala e fushatës më të re të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë sezon të ri mbjelljesh. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar një plan të detajuar masash dhe aktivitetesh për t’iu dhënë mundësi të gjithë atyre që e duan natyrën dhe mjedisin, të mbjellin pemë, qoftë edhe 1 fidan dhe të marrin pjesë në bisedat konstruktive që do të bëhen për pemët dhe pyjet 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat