Kushtetuesja dhe ILD në qershor, Gjonaj: KED po verifikon kandidaturat

Shqipëria

Kushtetuesja dhe ILD në qershor, Gjonaj: KED po verifikon kandidaturat

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:39
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë është optimiste që Gjykata Kushtetuese dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë do të funksionojnë me kapacitet të plotë deri në muajin Qershor. Periudhë që përkon me marrjen e vendimit nga Brukseli pasi Reforma në Drejtësi është një nga kushtet e unionit për hapjen e negociatave.

Gjykata Kushtetuese, e cila prej muajsh ka mbetur vetëm me një anëtar, pritet që të bëhet funksionale para vendimit të Brukselit për hapjen e negociatave. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë raportimin në Komisionin e Integrimit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, u shpreh se KED do të bëjë të mundur verifikimin e kandidaturave për Kushtetuesen dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Deputetja Rudian Hajdari i kërkoi Ministres më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit, sidomos në shitblerjen e votës apo për çështjen e pronave.

Gjonaj, ashtu siç njoftoi edhe Kryeministri në Parlament, tha që së shpejti do të ketë ndryshime në Kod Penal.

Në bilancin e Task-Forcës Antikorrupsion Ministrja raportoi se janë dërguar në prokurori 36 zyrtarë pas monitorimit të 80 institucione, 369 masa administrative dhe 544 masa disiplinore.

Qeveria nuk është tërhequr nga amnistia por po diskuton nëse duhet risjellë para apo pas zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat