Në një takim që pati me gjimnazistë të dy shkollave në Tiranë, kryetarja e LSI-së akuzoi qeverinë se ka lënë pas dore rininë.
Në një postim në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi ka shkruar se “dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore”
Sipas saj, “largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë”.
Ajo ftoi të rinjtë që të bashlohen me alternativën e LSI për ta nxjerrë vendoin nga kriza.