Manjani: Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës

Shqipëria

Manjani: Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:50
Ylli Manjani

Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës se kryeministrit Rama për kryebashkiaken Miranda Rira. Ai i rekomandon atij ti kërkojë falje.

Reagimi i Ylli Manjanit

Në emër gjithë sa ka thënë vetë Ai, kundër të gjithë atyre që publikisht kanë linçuar familjarët e Tij, Edi Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës!

Me të njëjtin standart që ai kërkon nga të tjerët për fëmijët e tij, asgjë më shumë. Duhet thjesht dhe njerzisht të kërkojë ndjesë Mirandës dhe familjes së saj.

Jo LSI as Opozitës se është e tepërt, por thjesht Mirandës!

Nëse do që të ketë të drejtë ende të kërkojë të mos ja përmendin fëmijët e Tij, duhet ta bëjë dhe menjëherë.

Do ta përshëndes po e bëri një gjë të tillë. Nuk është politikë kjo e linçimit të familjes dhe jetës private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat