Gent Cakaj në vizitë zyrtare në ShBA, zhvillon takime të nivelit më të lartë

Shqipëria

Gent Cakaj në vizitë zyrtare në ShBA, zhvillon takime të nivelit më të lartë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:22
Gent Cakaj, Mike Pence

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka takuar zyrtarë të lartë të shtetit për të fuqizuar edhe më shumë raportet mes dy vendeve.

Së fundi, Cakaj ka takuar zv/presidentin e SHBA-ve, Mike Pence dhe Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve.

Këto janë takime të nivelit më të lartë të mundshëm ndërsa tema të diskutimit siç mëson Indeksonline kanë qenë marrëdhënia SHBA-Shqipëri dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat