A po dërgon SHBA, negociator për krizën?

Shqipëria

A po dërgon SHBA, negociator për krizën?

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:58
Zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer

Teksa, ministrja Elisa Spiropali tha se Palmer vjen vetëm për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian, gazetari Alfred Peza dha të tjera detaje.

Peza theksoi se Palmer do të vijë në Tiranë për t’i përsëritur opozitës ato që i ka thënë në telefon Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit përpara se udhëheqësit opozitarë të linin mandatet.

“Palmer ka marrë në telefon Bashën dhe Kryemadhin më 20 shkurt, para protestës së dhunshme dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të opozitës që të qëndrojnë të angazhuar në proceset demokratike. I këshilloi kundër dorëheqjeve në masë nga mandatet parlamentare. Ai i ka thënë që të dënojnë dhunën dhe për këtë do të vijë sërish në Tiranë”, deklaroi Peza.

“Nuk do të vijë në Shqipëri posaçërisht për këtë, do të ketë një tur ballkanik, por do ua përsërisë këto fjalë opozitarëve”, theksoi Peza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat