Zheji: Tani Rama nuk i do zgjedhjet, Meço: Dy liderët më pak të pëlqyer

Shqipëria

Zheji: Tani Rama nuk i do zgjedhjet, Meço: Dy liderët më pak të pëlqyer

Më: 5 prill 2019 Në ora: 08:19
Sonila Meço

Dy moderatorët Sonila Meço dhe Artur Zheji në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora bënë analizën pse Rama nuk i do zgjedhjet.  

Pjesë nga biseda: 

Meço: Të dy palët ndonëse janë me mendime ekstremisht të kundërta, të dyja pranojnë që zgjidhja do të vijë nga vota. Rama thotë që kam ardhur me votë dhe vetëm vota më heq nga pushteti. Ne këtë dimë.

Zheji: Dhe këtu shqiptarët i japin të drejtë me sondazhin sepse shumica janë kundër zgjedhjeve të parakohshme. Pra i japin të drejtë Ramës që zgjedhjet të bëhen në 2021.

Meço: Me ndryshimet e ligjit në 2008 ka mbetur si tagër në dorën e Kryeministrit se kur ikën dhe se kur vjen. Nuk ka më Presidenti. Nga ana tjetër Opozita thotë se me votë do vijë në pushtet. Edhe në tavolinë të ma japin pushtetin nuk e dua. Dua të vij nëpërmjet votës. Pra të dyja kërkojnë votën.

Kur të dyja e duan këtë ku ndahen pikët. Duhet të dalim ke zgjidhja. Pse nuk shkon Rama dhe opozita në zgjedhje.

Zheji: Kam pasur bindjen se Rama do ta mbante në suspansë dhe pastaj do futej në zgjedhje dhe do ti fitonte, por ky sondazh na hapi sytë. Tani është Rama që nuk i do zgjedhjet. Unë mendova se do ti bënte surprizë për 45 ditë.

Meço: Nëse do marrim 2017 si precedentë të kësaj historie, pra nëse i frigohet si djalli temjanit marrëveshjes është opozita, sepse e di se çfarë hoqi në 2017, hyri në çadër dhe u varros. Problemi është se pas kësaj opozita mund të zhdukej fare, por ama në 2017 Rama e ka mbajtur pushtetin si në një fushatë elektorale, u përgatit për fushatë. U bë gati, skemat u ndërtuan. Me përgjimet që dolën, nëse janë të vërteta do të thotë që ishin bërë gati skemat dhe u deklarua i gatshëm për marrëveshjen pasi e mori këtë garanci. Ndoshta sot kërkohet garancia e re. Cila është ajo nuk e dimë. Po ta shohësh me kujdes pëlqyeshmëria e liderëve është shumë më e ulët se vota që marrin si parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat