Fidanishte kanabisi në Krujë, 4 të arrestuar, procedohet kryeplaku

Shqipëria

Fidanishte kanabisi në Krujë, 4 të arrestuar, procedohet kryeplaku

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Ndarja përfundimisht me kultivimin e  kanabisit duket se mbetet një mision i vështirë për qytetarët dhe vetë policinë.

Kjo e fundit ka goditur dy raste të  të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë.Në pranga kanë rënë katër shtetas.

Rasti i parë u konstatua në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa. Për rastin u arrestuan shtetasit:

-A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;
-A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:

-S.B., 26 vjeç, banues në Rinas;
-A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat