Qytetari ankohet në platformë, përfiton trajtim financiar për të birin autik

Shqipëria

Qytetari ankohet në platformë, përfiton trajtim financiar për të birin autik

Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:47
Ilustrim

Vetëm duke iu drejtuar platformës së bashkëqeverisjes, Fran Kaci, prind i një fëmije me probleme të theksuara shëndetësore arriti të mundë burokracitë dhe të fitonte atë që meritonte.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot historinë e Franit nga Laçi, një histori e dhimbshme, por që falë mbështetjes së platformës solli lehtësimin e barrës së familjes për t’u përballur me sëmundjen.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Franit që duke i’u drejtuar platformës shqiperiaqeduam.al mundi burokracinë që i’a kishte bërë jetën të pamundur, ju uroj një fundjavë të bukur”, tha Rama.

Fran Kaci nga Laçi, babai i tre fëmijëve iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes për të siguruar një trajtim të veçantë financiar për të përballuar problemet shëndetësore me të birin, Erisionin.

Erisioni, 16 vjeç, vuan nga listë e gjatë e problemeve shëndetësore. Ai ka lindur me autizëm të formës së rëndë, por vuan edhe probleme të tjera shëndetësore si turbullime dhe prapambetje të theksuar mendore.

Erisioni nuk ka shkuar kurrë në shkollë. Ai nuk flet, nuk vishet dot, nuk ha, dhe as nuk kryen nevojat biologjike vetë.

Në mënyrë rekord, pas ankesës së këtij prindi  platforma e bashkëqeverisjes i siguroi atij paketën higjienike dhe ndihmën sociale për fëmijë, në total 39 600 lekë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat