Dita Botërore e Shëndetit, check-up falas të dielën në gjithë vendin

Shqipëria

Dita Botërore e Shëndetit, check-up falas të dielën në gjithë vendin

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, qendrat shëndetësore në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura, për të pritur qytetarët që dëshirojnë të kryejnë check-up falas.

Kështu, të dielën e 7 prillit, ora 7.30 deri më 14.10, qendrat shëndetësore do të ofrojnë kontrollin mjekësor bazë, për të gjithë ata shtetas të cilët nuk kanë mundësi gjatë javës të marrin këtë shërbim.

Sipas të dhënave zyrtare, 428 mijë qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë, apo “Check up”-in falas përgjatë vitit 2018 ndërsa programi buxhetor i shëndetësisë do të vijojë të mbështesë programin e parandalimit përmes kontrollit mjekësor bazë në moshat 35-70 vjeç edhe këtë vit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat