'Nuk jam në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike" kështu është shprehur Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer në takimin me gazetarët.
Ndërsa inkurajoi të gjithë partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.
"Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndaj vizionine saj me mbështëtësit dhe të punoj fort për t'i fituar zgjedhjet"
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme ku u takua me kryeministrin Edi Rama ndërsa sot do të vijojë takimet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtuesë të opozitës.