Ylli Rakipi padit kryeministrin Rama për fyerje ndaj gazetarëve

Shqipëria

Ylli Rakipi padit kryeministrin Rama për fyerje ndaj gazetarëve

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:30
Edi Rama, Ylli Rakipi

Gazetari Ylli Rakipi ka paditur kryeministrin Edi Rama për fyerje ndaj gazetarëve. Padia është bërë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në një deklaratë për gazetarët tha se Rama është gojështhurur.

“Kam bërë kundër-padi ndaj kryeministrit Rama. Rama përpiqet të ketë kontroll mbi gjithçka, por nuk mund të kontrollojë median. Media ka problemet e veta, por nuk është Rama ai që mund të flasë për mediat, aq më pak t’i fyejë", tha Rakipi.

Shpesh herë kryeministri Rama i etiketon mediat si kazan, ndërsa gazetarët i quan kadrinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat