Protesta te Bulevardi, Manjani: Sjellja e policisë, joligjore

Shqipëria

Protesta te Bulevardi, Manjani: Sjellja e policisë, joligjore

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:31
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin "Tempora" deklaroi se  sjellja e policisë ditën e sotme në Bulevardin e Ri nuk është ligjore.

Manjani: Në sjelljen e policisë nuk gjej asnjë sjellje ligjore. as sot dhe as në disa raste tjera, të mëparshme. Policia duhet parë si pjesë e një superpushteti që ka ardhur pas 2017. Rezultati i zgjedhjeve të 2017 u mbajt jashtë frymës ligjore. Kjo është pasojë e disbalancimit politik. Na qeveris një qeveri që qeveris jo se ja dha të drejtën populli shqiptar, por e fitoi si rezultat i marrëveshjes PD-PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat