Vetura e shefit të seksionit të krimeve në Policinë e Tepelenës është djegur në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "15 shtatori" dhe sipas policisë "makinë tip "Ford" në pronësi të Gentian Shehut është djegur në pjesën e përparme".
Në momentin kur vetura ka marrë flakë ka qenë e parkuar para pallatit të efektivit të policisë.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para rezulton se djegia ka qenë aksidentale për shkak të një defekti teknik.