Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot raportin mbi ecurinë e procesit të integrimit

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot raportin mbi ecurinë e procesit të integrimit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:58
Ilustrim

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare në orën 10:00 ku pritet të miratohet Raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu sot pritet të miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2018.

Gjithashtu sot pritet miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 15 prill – 9 maj 2019.

Po ashtu pritet edhe miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 prill– 31 maj 2019./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat