Goditja e grupit kriminal të kokainës, në pranga miku i Emiljano Shullazit

Shqipëria

Goditja e grupit kriminal të kokainës, në pranga miku i Emiljano Shullazit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:56
Emiljano Shullazi

Një sasi prej 1 kg kokainë është sekuestruar nga policia e Tiranë, duke çuar në pranga pesë persona, përfshirë tri vajza.

Në pranga ka përfunduar Klajdi Gjeci, i konsideruar si kreu i grupit të shpërndarjes së kokainës.

Gjeci konsiderohet si i njohur i Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është në burg për një sërë veprash penale, përfshirë grup të strukturuar kriminal.

Ai është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Grupi i Gjecit bashkëpunonte me grupin e goditur sot në Elbasan, raporton Panorama

Operacion antidrogë në Elbasan e Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal, dalin emrat e parë

10 persona janë shoqëruar ditën e sotme nga policia, si pasojë e një operacioni antidrogë, i cili është duke u zhvilluar në Elbasan dhe Tiranë nga Policia e Shtetit.

Sipas “News24” personat e shoqëruar rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa për pesë prej tyre ka urdhër arresti. Në prangat e policisë kanë rënë Agron Qafa, Lavdosh Demaj dhe njëkohësisht  janë arrestuar dhe tre persona të tjerë me veprimtari kriminale.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të fuqishëm për shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në disa qytete, si Tiranë, Elbasan, Fier etj.

Policia ka gjetur deri tani rreth 1 kg kokainë, ndërkohë që dyshohet dhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre pritet që të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur në Elbasan dhe disa qytete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat