Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila sipas tij për koiçidencë zhvillohet në të njëjtën kohë me protestat e zhvilluara në Beograd dhe Mal të Zi. Balla thotë se protestat në Shqipëri përpiqen të dëmtojnë hapjen e neogociatave të Shqipërisë me BE.
"Çfarë koicidence sot? Në të njëjtën orë, në 18.00 protesta u organizuan në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla në Twiter.
Protestat në Ballkan janë përfolur si tubime të ndikuara nga influenca ruse, për të larguar vendet nga aspirata europiane.