Paditet në prokurori kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja

Shqipëria

Paditet në prokurori kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja

Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:49
Isa Sakja

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja. 

Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

"Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë" thuhet në njoftimin e IKMT-së. 

Kallzimi u be pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë nderkohe qe IKMT e mbyll duke deklaruar se "do te vijoje të mbroje territorin kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat