Lufta Nacional Çlirimtare, Alfred Moisiu: Ata që e mohojnë janë vetëshkatërrues të kombit

Shqipëria

Lufta Nacional Çlirimtare, Alfred Moisiu: Ata që e mohojnë janë vetëshkatërrues të kombit

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:36
Alfred Moisiu

Lufta Nacional Çlirimtare, Alfred Moisiu: Ata që e mohojnë janë vetëshkatërrues të kombit

Vijon debati për Luftën Nacional Çlirimitare.  Ish presidenti Alfred Moisiu thotë se ky debat duhet mbyllur një herë e mirë pasi kjo luftë është një ndër tre luftrat e vetme ku shqiptarët kanë luftuar për veten e tyre. Moisiu nënvizon se duhet ndarë Lufta që bënë partizanët me atë çfarë ndodhi pas diktaturës, nëse mohohet atëherë do jemi ne vetëshkatërruesit e kombit.

Alfred Moisiu: "Nuk ia vlen të merresh me budallalliqe sepse faktet janë fakte dhe më shumë për këtë flasin ata që e kanë me të dëgjuar sesa me kurriz, sepse kam qenë vetë pjesëtar, pavarësisht për moshën. Famija jonë "kërkohej me qiri" nga fashistët, nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe kemi shpëtuar për mrekulli vetëm se Kavaja kishte deriçka njëra pas tjetrës. E tregoj këtë për të thënë që ne shqiptarët gjithë jetën historikisht kemi luftuar. Por kemi luftuar për bizantin,romakët, osmanët, Napoleon Bonapartin, vetëm për veten tonë shumë pak.  

Tre raste janë që shqiptarët kanë derdhur gjak për interesat e tyre. Koha e Skënderbeut, një periudhë e lavdishme ëq e përmend gjithë bota. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, - që edhe të dërguarit e perëndimit që ishin këtu e kanë shkruar troc që partizanët luftojnë pjesa tjetër bashkëpunonin me gjermanët dhe italianët dhe UÇK bëri luftën e saj.  Edhe këtë luftë duam ta hedhim në kosh?! Honore dë Balzak thotë: Ata që mohojnë të parët, janë vetëshkatërruesit e kombit. Dhe ne po të vazhdojmë kështu vërtet do të shkatërrojmë kombin tonë. Duhet ndarë lufta me çfarë ndodhi pas diktaturës. Janë gjëra krejt të ndryshme. Në luftë u fut i madh e i vogël, fshatari, studenti, punëtori... Janë bërë sakrifica që edhe ne që  kemi qenë pjesëtar të saj na dukej e çuditshme si i kemi përballuar këto gjëra." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat