Partia e re e djathtë Analistët komentojnë iniciativën e Rudina Hajdarit - Bota Sot
Partia e re e djathtë Analistët komentojnë iniciativën e Rudina Hajdarit

Shqipëria

Partia e re e djathtë Analistët komentojnë iniciativën e Rudina Hajdarit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:32
Aleksandër Cipa

Këto përpjekje të deputetes Rudina Hajdari për të krijuar një parti të re politike shihen në këndvështrime të ndryshme nga analistët.

Aleksandër Cipa dhe Roland Lami, kanë komentuar për Top Channel se si e shohin ata këtë iniciativë të vajzës së Azem Hajdarit.

“Duket si një përpjekje e sforcuar në nxitim e sipër ku më shumë i intereson të japë një mesazh pozitiv tek një pjesë e ndërkombëtarëve që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve brenda afatit ligjor dhe një kornize kushtetuese dhe të shpresojë të kapë një vakum që ndoshta me mungesën e opozitës në zgjedhje mund ta organizojë ajo se sa shoh në subjekt politik të mirëmenduar me një program të caktuar me figura të spikatura dhe lloj përfaqësimi në elektorat”, shprehet Roland Lami.

“Është një risi. Risi e munguar të paktën në 10 vitet e fundit më politikën shqiptarë. Pas krizës që shpalli lidershipi tradicional politik me vendim e opizitës për të dalë nga parlamenti kemi një situatë të re që edhe rrezikon vete lidershipin. Me këtë nënkuptoj ‘status quo’ që ka krijuar ky lidership në drejtimin e partive tradicionale të vendit. Është një nismë që paraprakisht duhet të rregullojë modalitet e përfaqësimit pra që do të thotë të meritojë përfaqësimin”, tha Aleksandër Cipa.

Por çfarë dëmi mund t’i krijoj PD një hap i tillë i Rudina Hajdarit që gëzon edhe me mbështetjen e Astrit Patozit?

“Në kushtet ku është momentale që është mendoj se nuk krijon ndonjë dëmtim për shkak se nuk shoh se çfarë e diferencon zonjën Hajdari në raport me PD në kuptimin e problematikave që ka vëndi sot. Topalli, Imami, Patozi, Bregu etj mubd të kenë ndonjë tundim per ta shfrytëzuar këtë moment ku është e pozicionuar PD por në krahun tjetër peshon shumë fakti historik që partitë që kanë rrjedhur në forme fraksionesh brenda partive të mëdha nuk kanë pasur sukses”, tha Roland Lami.

“Mendoj se nuk e dëmton nëse nuk formësohet si një mendim ndryshe nëse nuk strukturohet si një lëvizje qe respekton pluraritetin brenda një force politike me një elektorat të përcaktuar dhe nëse nuk rregullon përfaqësimin meritokratik brenda partisë”, u shpreh Aleksandër Cipa.

Bërja realitet e një partie politike nga Rudina Hajdari sipas analistit Roland Lami nuk do ta mbajë në pasivitet Lulzim Bashën, i cili detyrimisht do të tentojë për të forcuar radhët e krijuar kohezion do ti rikthehet kritikëve dhe të pakënaqurve që të mos kenë mundësi të lëvizin në krahun tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...