Zgjedhjet në qershor, Fuga: Nëse opozita nuk merr pjesë, unë nuk do të votoj - Bota Sot
Zgjedhjet në qershor, Fuga: Nëse opozita nuk merr pjesë, unë nuk do të votoj

Shqipëria

Zgjedhjet në qershor, Fuga: Nëse opozita nuk merr pjesë, unë nuk do të votoj

Më: 23 prill 2019 Në ora: 07:00
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga, ndërsa ka folur për situatën politike në vend, dhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet, tha se nuk do të votojë, nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

I ftuar në emisionin ““A Show” në “News 24”, Fuga u shpreh se djegia e mandateve kishte anë pozitive dhe negative, ndërsa shton se nuk di të thotë se cila nga këto anë do të prevalojë në fund.

“Unë personalisht në zgjedhjet në qershor, nëse opozita nuk merr pjesë, nuk do të shkoj. Nuk mund të gjykoj dot nëse opozita me këtë lëvizje që po bën, po bën mirë apo keq. Këtë nuk e di dhe nuk kam si ta di, them mund të shikohet më vonë.

Ky veprim që është marrë, duke ikur nga Kuvendi, në mendim tim ka anë avantazhuese dhe dizavantazhuese. Edhe për Shqipërinë ka anë pozitive dhe negative. Se cila nga këta, ana pozitive a negativja prevalon në momentin e fundit, këtë nuk e di dhe nuk besoj se ka shqiptar që e di këtë”, u shpreh Fuga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...