Shkaqet/ Pse vdiq nëna e re në Elbasan - Bota Sot
Shkaqet/ Pse vdiq nëna e re në Elbasan

Shqipëria

Shkaqet/ Pse vdiq nëna e re në Elbasan

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:52
Rexhina Debrova me bashkeshortin

Menjëherë pas arrestimit policia ka marrë në pyetje dy mjekët që dyshohen për mjekim të pakujdesshëm.

Por që të dy ata kanë mohuar akuzat dhe kanë këmbëngulur që 25-vjeçarja pësoi një patologji të rrallë.

Kardiologu dhe Reanimatori akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe dosja e tyre u dërgua në Gjykatën e Elbasanit, ku dhe do të caktohet masa e sigurisë.

Në dëshminë e tyre, Mehmet Ibaj, 54 vjeç dhe Niko Thana, 60 vjeç, nuk i kanë pranuar akuzat ndaj tyre dhe kërkuan lirim të menjëhershëm.

Ata kanë thënë se 25-vjeçarja Rexhina Debrova gjatë operacionit për lindjen e fëmijës, ndërroi jetë si pasojë e një patologjie që hyn në rastet e rralla të komplikacioneve.

Në të njëjtën linjë me dëshmitë e mjekëve ishte dhe reagimi i Spitalit të Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes. ‘Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar, 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës.

Nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator ‘trombemboli pulmonare’, i ashtuquajtur infarkt mushkërie’, thuhet në deklaratën zyrtare.

Policia kishte shoqëruar dhe dy infermierë që asistuan në operacionin e Deborvës, por mëngjesin e së martës ata u lanë të lirë. Do të jetë ekspertiza shkencore mjeko-ligjore, ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes dhe nëse kanë pasur apo jo faj mjekët.

Familjarët e të ndjerës reaguan ashpër dhe kanë kërkuar të zbardhin shkaqet e vdekjes të gruas 25-vjeçare. Ata kanë akuzuar mjeket për neglizhencë dhe mungesë profesionalizmi./abcnews

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...