Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, një grup i shqiptarve të Arbanasit Zarës (Zadar), Kroaci po viziton Shqipërinë.
Në pikën kufitare të Muriqanit shqiptarët e Arbanasit u pritën nga Protokolli i Presidentit Meta, këshilltari për Ballkanin dhe diasporën Ambasadori Flamur Gashi , këshilltari i Presidentit Dritan Ylli dhe Fatjon Kodra.
Në njërën nga Bashkitë më të mëdha në vend dhe qytetin ku të parët e tyre u shpërngulën 300 vjet më parë në Shkodër - Arbanasit e Zarës (Zadar), Kroaci u pritën ngrohtësisht nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Adem’i dhe qëndruan në Hotelin luksoz Grand Europa Resorts në Velipojë.
Ndërsa, në takim në Presidencë ku mori pjesë dhe Ambasadoria e Kroacisë - Presidenti Meta theksoi se rrënjët shqiptare të arbanasve që jetojnë në Zarë (Zadar), janë të një rëndësie të veçantë për marrëdhëniet midis dy vendeve. "Në këtë rajon" - vijoi ai - "vështirë të gjejmë dy vende të tilla si Shqipëria dhe Kroacia, të cilet ndajnë të njëjtat rrënjë dhe të njëjtën frymë.