Situata e krijuar në politikën shqiptare ka sjellë krijimin dhe të një tjetër grupimi të djathtë. pesë parti pjesë e koalicionit të PD kanë prezantuar strategjinë e tyre, duke theksuar se qëllimi është rritja e presionit për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Pesë forca politike aleate të Partisë Demokratike kanë krijuar grupimin e qendrës së djathtë. Në një forum të përbashkët është prezantuar qëllimi i nismës si dhe synimi.
Ndoka: Për kauzën tonë të përbashkët në shumicën e rasteve sic ka qenë kodi zgjedhor.
Kryetari i PAA Agron Duka e vuri theksin te problemet ekonomike.
Duka: Besoj se ju e dini që faktori kryesor që sjell një hemorragji të vazhdueshme është ekonomia. Duke përmendur edhe pasigurinë.
Dashamir Shehi i LZHK, nënvizoi vullnetin për të reaguar.
Shehi: Kush ka hyn në kalë me zor zbret, por do ta detyrojmë me vullnetin tonë dhe propozimin pozitiv që do ti ofrojmë shqiptarëve.
Nga ana e tij kryetari i PR theksoi se në Shqipëri është krijuar vetëm një pushtet, ai i Edi Ramës.
Mediu: Me njerëzit kudo që jemi që ta kthejmë në interes të vendit tonë.
Nga ana e tij Vangjel Dule nënvizoi angazhimin për proceset integruese të Shqipërisë.
Dule: Stacioni i parë është anëtarësimi në NATO, natyrisht që këtu nuk nënvlerësoj anëtarësimin në KiE.
Forcat pjesë e grupimit të qendrës së djathtë i janë bashkëngjitur koalicionit të PD duke vendosur mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit pa u krijuar më parë një qeveri tranzicioni.