Aleatët e PD-së bashkohen në grupimin e qendrës së djathtë - Bota Sot
Aleatët e PD-së bashkohen në grupimin e qendrës së djathtë

Shqipëria

Aleatët e PD-së bashkohen në grupimin e qendrës së djathtë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:32
Foto

5 parti opozitare, aleate historike të Partisë Demokratike: PR, PDK, PAA, LZHK dhe PBDNJ kanë zyrtarizuar krijimin e grupimit të qendrës së djathtë duke pasur si qëllim kryesor arritjen dhe imponimin e standardeve demokratike në zgjedhje.

Gjatë një takimi të mbajtur me strukturat e tyre në Tiranë, aleatët e PD-së kanë rënë dakord për të zhvilluar veprimtarinë si një forum i përbashkët dhe në përputhje të plotë me platformën politike të pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje me PD-në. Partitë e Grupimit të Qendrës së Djathtë unifikuan qëndrimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke propozuar modelin e listave të hapura, me qëllim që vota e qytetarëve të shkojë tek kandidatët që duan ata dhe jo kandidatët e caktuar nga kryetarët.

Ashtu si edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike pak ditë më parë, 5 partitë e grupimit të djathtë kanë rikonfirmuar kërkesën për zgjedhje sipas standardeve, por pa Edi Ramën kryeministër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...