Edi Rama është njëri nga liderët që është pritur në takim të vecantë tek kancelarja Merkel. Një mundësi të tillë e ka pasur edher Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Bazuar në atë që sot gjithë ditën është folur nga deputetët gjermanë dhe mediat atje padyshim që Rama sot do ta marrë porosinë e qartë për punën e mosndryshimit të kufijve në Ballkan.
Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video ku shihet duke i shtrënguar duart me kancelaren Merkel, dhe një fotografi që e ka cilësuar edhe si foton e ditës.