Opozita bllokon sot rrugët/ Braçe: Kujt ia bllokojnë rrugët këta?

Shqipëria

Opozita bllokon sot rrugët/ Braçe: Kujt ia bllokojnë rrugët këta?

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:50
Erjon Braçe

Zëvendës-kryeministri Erjon Braçe, ka reaguar ndërkohë që opozita ka njoftuar pasditen e sotme bllokimin e 12 akseve rrugore në vend.

Në Instagram, ai shkruan se Basha dhe Kryemadhi po i bllokojnë rrugët popullit, pasi Ramën nuk kanë mundur ta pengojnë dot asnjëherë.

Postimi

“Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice”- shkruan Braçe, teksa shton se rruget po i bllokohen popullit dhe ekonimise se tij.

Nje pyetje e ka Brace edhe per presidentin e vendit per te cilin shkruan: “A eshte dakord presidenti i Republikes me bllokomin e rrugeve popullit, punes dhe ekonomise se tij? E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!”

Postimi i Braçes

LAJM I MADH DHE I VJETER;
AI DHE AJO,
LYLZIM BASHA DHE
MONIKA KRYEMADHI,
DO BLLOKOJNE RRUGET SOT!

Jo me nje, por dy ore!

Dakord, titulli dhe lajmi kane nje te vertete:
Nuk eshte populli qe po bllokon rruget, anormale kjo ne nje revolte por,
jane anetaret e dy partive dhe 5 kryetare te partive pa anetare, te cilet do bllokojne rruget!

Kur eshte keshtu, dy pyetje kam une;

E para,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

Edi Rames-te cilin e kane shenjester?!
JOOOOOO!
Deri tani Edi Ramen se kane bllokuar asnjehere, zero!
Ai e ka patur rrugen e lire dhe ka zhvilluar cdo aktivitet te planifikuar dhe masiv madje.
Ka nje arsye te qarte perse;
Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice,
#NUKJANEPOPULLI por anetaret e partise kunder popullit!

Pra,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

POPULLIT, NATYRISHT!
VETEM POPULLIT!
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ!

Pyetja e dyte;
A ESHTE DAKORD PRESIDENTI I REPUBLIKES ME BLLOKIMIN E RRUGEVE POPULLIT,
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ?

E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat