Zgjedhjet lokale, Rama porosit të vetët: Gjeni kandidatët më të besueshëm

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, Rama porosit të vetët: Gjeni kandidatët më të besueshëm

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:33
Edi Rama

Në fjalën me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama, iu la disa porosi deputetëve të PS-së, në lidhje me zgjedhjet vendore.

Ai kërkoi gjetjen e kandidaturave më të mira për kryetarët e Bashkive, pavarësisht se opozita kërcënon dhe aludon se nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor.

“Punoni për të gjetur kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë bashkish. Të vijojnë takimet në  bazë për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 30 qershorit. Kandidatët duhet të jenë të fortë, të zgjidhen sikur opozita do futet në zgjedhje” – ka kërkuar zoti Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat