Vdekja e efektives shqiptare, Basha: Lutjet e mija janë me familjarët e Zarifes

Shqipëria

Vdekja e efektives shqiptare, Basha: Lutjet e mija janë me familjarët e Zarifes

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:22
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tija në lidhje me vdekjen e efektives së Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj, gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i selisë blu thotë se lutjet e tija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes.

“Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë”, ngushëllon Basha.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat