Berat, makina përplas për vdekje fëmijën 3-vjeçar

Shqipëria

Berat, makina përplas për vdekje fëmijën 3-vjeçar

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:53
Foto ilustruese

Një fëmijë 3-vjeçar është aksidentuar për vdekje në Berat.

Policia bën të ditur se u ndalua drejtuesi i makinës, shtetasi A.H 48 vjeç banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.

"Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi,  dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz  ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat