“Më ndihmoni, po më vdes djali” Nënës shqiptare i bien të fikët kur i biri del nga operacioni i rëndë

Shqipëria

“Më ndihmoni, po më vdes djali” Nënës shqiptare i bien të fikët kur i biri del nga operacioni i rëndë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

I sëmurë që 8 vjeç dhe në pamundësi për t’u çuar në këmbë prej mëse një dekade për shkak të skoliozës që sot i rrezikon seriozisht jetën. Trupi i tij është përkulur në atë farë mënyre saqë një mushkëri thuajse i ka dalë jashtë përdorimit. Nuk lëviz dot. Nuk ecën dot. Ka sëmundje në zemër dhe është kthyer në dhimbjen e përhershme të nënës dhe babait të saj. Ata të dy kanë bërë ta të dy kanë bërë çmos dhe janë shkatërruar shpirtërisht dhe ekonomikisht, por deri më sot asgjë e mirë nuk është arritur.

Kjo është historia e Alkidit 19 vjeçar, i cili ka marrë vendimin që të operohet. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” arriti të grumbullojë 22 mijë euro të nevojshme për të operuar Alkidin. Shqiptarët u prekën nga gjendja në të cilën ishte katandisur shqiptari i tyre.

Alkidi: Sot ndihem shumë më i lumtur. Më në fund u arrit kjo ditë…kam pak frikë por edhe mezi e pres, sepse më në fund diçka do të bëhet për mua. Dua t’i them që mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë mirë.

Në spital ata që vuajnë mbase më shumë se Alkidi janë nëna dhe babai i tij. Teksa presin që i biri të hyjë në një operacion prej mëse 5 orësh, Flamuri thotë se truri i është bllokuar plotësisht.

Flamuri: Më është trashur truri…. ta kem djalin në operacion dhe çfarë mund të mendosh… shpresoj që çuni të dalë mirë. Më duket sikur jam aty brenda dhe i mendoj të gjithë dhe asnjë gjë. Ndonjëherë më fshihet truri fare… mezi pres orën kur të shoh doktorin që im bir doli me sukses. Doktori tha rreth 4- 5 orë do zgjasë operacioni. Edhe sikur të më bëjë të pres, unë dua vetëm që Alkidi të dalë mirë. Pritje të tillë nuk e kisha menduar… sot është krejt ndryshe nga çdo ditë tjerër.

Loreta vetëm qan. Sytë i çon lart dhe shpreson që i biri të dalë me sukses nga operacioni. Kjo nënë ka vuajtur prej mëse 10 vitesh, duke e ushqyer dhe mbajtur gjallë të birin. Dhe në fakt me sëmundjen që ka prekur të birin, kjo nënë ka duruar stoikisht ditë e natë  dhimbje të madhe, ka lënë gjithçka për djalin.

Loreta: Cdo prind që ka fëmijët e besoj se e kupton se çfarë mendoj. Mendoj për më të mirën, por rreziqet ekzistojnë. I lutem Zotit të shpëtoj djali. E kam menduar këtë, por tani që po e përjetoj… qenka shumë e rëndë. Tek fëmija nuk durohet, duket sikur të ka rënë gjithë bota mbi kokë (qan). Më është ngatërruar zemra… mezi e kam rritur atë djalë, me qindra halle. Shumë kam vuajtur por ishalla prej kësaj vuajtje gjej një shpëtim sado pak të vogël.

Orët kalojnë dhe Loretës e Flamurit i duken si muaj. Nëna e vuan shumë herë më tepër pritjen. Fyyra e saj është tejet e këputur ndërsa trupi i është varur. Në momentin kur hapet dera e sallës operatore, Alkidi del në barrelë. Është pa ndjenja. Kur Loreta e sheh, i gjithë trupi i këputet. I bien të fikët ndërsa lotët i tërheq peshka e trupit të saj të këputur.

O Zot të lutëm… nuk mundem më (Loretës i bien të fikët)

Doktori del nga salla me sytë e lodhur, por ka një lajm tejet të mirë. Alkidi ia ka dalë me sukses në operacion.

Mjeku: Operacioni është në rregull dhe Alkidi është mirë. Do të kalojë një natë në reanimacion dhe ditën e nesërme do të transferohet në operacion… çfarë ka zonja?

Loreta duket ende në një situatë përhumbje, nuk e kupton që djali ka dalë mirë nga operacioni.

Nëna e Loretës: Është prekur…

Mjeku: Të mosh shqetësohet, Alkidi është mirë

Disa ditë më vonë, Elvis Naçi e Sidrit Bejleri nisen drejt spitalit për të parë gjendjen e Alkidit. 19 vjeçari i ka sytë hapur dhe duket mirë. Elvisi thotë se Alkidi u tregua trim dhe mori përsipër një operacion mjaft të vështirë për drejtimin e shtyllës kurrizore, nga një përkulje që do t’i merrte jetën herët a vonë.

Naçi: Alkidi është treguar shumë trim. Ka njerëz që kanë shkuar për një analizë gjaku dhe… por ti je treguar trim sepse kalove një operacion jo të lehtë. Folëm me mjekët dhe doktorët dhe gjithçka ka dalë me sukses.

Flamuri: Me ndihmën e Zotit, tuajën dhe të të gjithë shqiptarëve… nuk do kishim arritur deri këtu.

Bejleri: Shumë mirë po dukesh Alkid.

Flamuri: Ka disa ushtrime që do ti bëjë, por ende është i dobët fizikisht. Me kujdes do ecim përpara

Loreta: Ti Alkid duhet të ngrihesh i thotë doktori dhe ky i thotë po… sa hyn ai mjek Alkidit i ndriçojnë sytë.

Naçi: Alkid, kush të ka parë, të ka dashur, të ka quajtur vëlla dhe të ka vlerësuar. Kij besim sepse do të bëhesh mirë. Kur ke zemrën e madhe e shpirtin e madh më mirë do të bëhesh. Ke dy prindër të shkëlqyeshëm. Janë engjëj mbrojtës. 24 orë në ditë mendojnë për ty.

Sidrit Bejleri: Kur të vish tek shtëpia, të lutem më këndo një këngë

Image

Dhe kështu mbyllet kjo histori falë shqiptarëve, nën tinguj e muzikës, teksa Sidriti ia këndoi në spital Alkidit një këngë të Vaçe Zelës… “O diell i dashur, o drita ime, Veç ti më fale gaz dhe hare, Në krahët e tua o jetë e bukur, Unë zemrën time ty po ta le”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat