Kryemadhi në Washington, takim me liderin e grupimit Republikan

Shqipëria

Kryemadhi në Washington, takim me liderin e grupimit Republikan

Më: 15 maj 2019 Në ora: 00:47
Kryemadhi në Washington

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet ne Washington në një vizitë pune.

Në njoftimin për shtyp, LSI thotë se Kryemadhi ishte e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.

Në ditën e dytë të mbledhjes vjetore dhe ditën e parë të vizitës,  Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish anëtarë te Kongresit Amerikan,  me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë sesionit,  Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Kevin McCarthy.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe perfaqësues nga Presheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat