Vdekja e dy efektivëve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngushëllon familjet dhe ministren Xhaçka

Shqipëria

Vdekja e dy efektivëve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngushëllon familjet dhe ministren Xhaçka

Më: 15 maj 2019 Në ora: 20:12
Patrick Shanahan, Olta Xhaçka

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar  mesazh ngushëllues ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për humbjen e jetës së dy efektivëve të FA, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

Shanahan: Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë

Shanahan ngushëllon edhe familjet Hasanaj dhe Tanushi, ndërsa  uron shërim të shpejtë Rreshter Kapajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat