Rama: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor, fushatë intensive dhe ku s'ka kundërshtarë

Shqipëria

Rama: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor, fushatë intensive dhe ku s'ka kundërshtarë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:18
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban takim me 61 kandidatët për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Rama tha se më 30 qershor do të ngordhë politika e pengmarrjes. 

  "Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor kjo është fjalia ëq sot deri në ditën e heshtjes elektorale do të thuhet të cdo kandidati dhe anëtari, makineri e pathyeshme elektorale. Fshat më fshat,qytet më qytet, ekran më ekran dhe faqe sociale faqe socile. Edhe atje ku nuk ka kandidatë do të ketë fushatë dhe fushatë të ngjeshur. Do të shpenzojmë të gjitha energjitë  tona. Objektivi ynë të jetë jo thjesht të fitojmë bashkinë por të realizojmë kontaktin më të madh me njerëzit.kjo do të jetë një betejë për të fituar zemrën e mendjen në luftë me të shkuarën."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat