Kreut të Omonias i ndalohet kandidimi për Himarën, reagon Athina

Shqipëria

Kreut të Omonias i ndalohet kandidimi për Himarën, reagon Athina

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:29
Alfred Beleri

Pak pasi KQZ i ka refuzuar kandidutën e Dhionisios Alfred Beleri për të garuar si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit në Himarë ka reaguar ministria e Jashtme greke.

Në një deklaratë të publikuar më 17 maj në faqen zyrtare, Ministria e Jashtme greke shkruan se vendimi i KQZ nuk ka baza ligjore, ndërsa po ndjek me shqetësim zhvillimet.

“Një shqetësim i veçantë është vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, i përbërë nga përfaqësues të partive shqiptare, për të hedhur poshtë kandidaturën e Fredi Belerit për postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas asaj që dihet deri tani, ky vendim nuk ka bazë ligjore. Ne po ndjekim zhvillimet dhe jemi gati të ndihmojmë përfaqësuesit e pakicës minoritare,”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Pse iu refuzua kandidimi- Beleri ishte regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, të datës 30 qershor 2019, por pas verfikimeve të kryera në formularin e vetëdekriminalizimit, KQZ ka marrë vendimin (më 17 maj 2019) për ta refuzuar kërkesën e tij. Shkak për këtë vendim është bërë një vendim gjyqësor i formës së prerë i dhënë ndaj tij vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat