Rusia në kërkim të kriminelit të shumëkërkuar që dyshohet se fshihet në Shqipëri

Shqipëria

Rusia në kërkim të kriminelit të shumëkërkuar që dyshohet se fshihet në Shqipëri

Më: 21 maj 2019 Në ora: 19:33
Revaz Kakhmazov (Rezo Lotkinsky)

Javën e shkuar, gjykata e Tverskoy në Moskë, lëshoi një urdhër arresti në mungesë për 44-vjeçarin, Revaz Kakhmazov (Rezo Lotkinsky) i akuzuar për grabitje.

Më parë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik droge, mashtrim ndaj kolonive, shitje droge në burgje, si dhe grabitje me armë.

"Banda mori haraç nga banorët e kolonive, kryesisht ata që u akuzuan për mashtrim dhe trafik droge, nëpërmjet besnikëve të tij në burgjet e vendosura në Moskë, në rajonin e Moskës, Tatarstani dhe Primorye"citojnë mediat vendase Departamentin e  Hetimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste zhvatjesh nga 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky mendohet të jenë rreth 18 persona.

Dihet se tani Kakhmazov fshihet nën emrin e Revaz Mendeki. Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që grabitësi mund të fshihet në Shqipëri, pasi ka nënështetësi sipas tyre.

Autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim dhe nëse do të kapet rrezikon mbi 15 vite burg.

44-vjeçari Kakhmazov është dhëndri i Zakhar Kalashov (Shakro Molodoy) i njohur  si udhëheqësi i botës kriminale ruse.Ai u dënua me 9 vjet dhe 10 muaj  në 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat