Basha mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike - Bota Sot
Basha mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike

Shqipëria

Basha mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:42
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mirëpritur deklaratën e deputetëve gjermanë për situatën politike në Shqipëri.

Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, Basha konfirmon gatishmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës evropiane të Shqipërisë.

"Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit", shkruan Basha në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...