Zëdhënësja e PD-së bëhet nënë për herë të parë, publikon emrin e veçantë të djalit

Shqipëria

Zëdhënësja e PD-së bëhet nënë për herë të parë, publikon emrin e veçantë të djalit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:27
Ina Zhpa

Ina Zhpa, zëdhënësja e Partisë Demokratike është bërë nënë për herë të parë, teksa ka sjellë në jetë djalin e saj.

Ajo ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, teksa shkruan se emri i djalit është Matias.

“20 Maj, ishte dita më e lumtur dhe kuptimplotë e jetës time dhe të Fabit, Zoti na bekoi me djalin tonë MATIAS!

Nipi i parë, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nëna Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gëzon shëndet të plotë”, shkruan Ina në Facebook.

Ina Zhupa prej vitesh është zëdhënëse e partisë më të madhe në opozitë, teksa e shohim shpesh të ftuar në media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat