Nazarko: Populli e di ça klase gomarore ka, zgjedhjet janë të ligjshme

Shqipëria

Nazarko: Populli e di ça klase gomarore ka, zgjedhjet janë të ligjshme

Më: 31 maj 2019 Në ora: 08:26
Shpëtim Nazarko

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin "360 Gradë" u shpreh se zgjedhjet janë të ligjshme dhe nuk mund që një klasë politike të pengojë popullin të votojë.

Sipas tij populli e di se ç’klasë gomarore ka.

Nazarko: Ti nuk i pengon të tjerët të marrin pjesë në zgjedhje. Për nëse të tjerët me vullnetin e tyre të lirë, apo me arsye që i shpiken natën, në mëngjes, në drekë që nuk duan të hyjnë dhe janë absolutisht të ligjshme. Nëse te sondazhi i parë më pyesje më cilën je për të bërë zgjedhje? Je me 40 apo me 42. Unë do thoja jam me popullin duke ditur që ka një klasë gomarore politike, dhe thonë o Zot këta do na sjellin ndonjë '97 prap, më mirë ta gjejnë atje xhambazin edhe kaq.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat