“230 banorë strehohen nëpër çadra kolektive”- Dalin të dhënat e tërmetit shkatërrues në Korçë

Shqipëria

“230 banorë strehohen nëpër çadra kolektive”- Dalin të dhënat e tërmetit shkatërrues në Korçë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:19
Korçë

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 230 banorë kanë mbetur të pastrehë në Korçë pas shembjes së ndërtesave të tyre nga tërmetet e forta që lëkundën pjesën juglindore të vendit tonë mëngjesin e të shtunës.

Ministria sqaron se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, ndërsa janë strehuar në çadra kolektive të ngritura nga Emergjencat Civile rreth 230 banorë.

Më konkretisht, 160 banorë janë vendosur në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.

“Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banoret. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike te dëmtuara nga tërmetet, 7 të cilave të riparuara”, sqaron Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat