Basha: Në protestën e ardhshme, populli do ta thotë fjalën e vet

Shqipëria

Basha: Në protestën e ardhshme, populli do ta thotë fjalën e vet

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:19
Pamje nga protesta, Lulzim Basha

Ndërkohë që policia shpërndau me gaz lotsjellës protestuesit para Kuvendit të Shqipërisë, opozita është mbledhur para selisë së Partisë Demokratike.

Kreu demokrat Lulzim Basha nga aty barti përçoi mesazhin e opozitës se shqiptarët nuk do të durojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në pushtet me dhunë.

Ai quajti qeverinë aktuale kupolën e krimit, duke thënë se Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të japin përgjegjësi për, siç u shpreh ai, dhunën ndaj protestuesve.

“Nuk ka demokraci, ka vetëm despotizëm si ai që Edi Rama do të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar investimet evropiane dhe të sundojë si kryehajdut”, u shpreh Basha.

“Fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm populli, vetëm ju”, i është drejtuar masës së protestuesve kreu demokrat, duke shtuar se zgjedhjet duhet të jenë të ndershme dhe të lira dhe jo nën kërcënime.

“Në protestën e ardhshme, populli do ta thotë fjalën e vet”, tha Basha në përmbyllje të protestës së 7. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat