Ministri Lleshaj përplaset me ish-deputetin e PD

Shqipëria

Ministri Lleshaj përplaset me ish-deputetin e PD

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:26
Foto

Në ambientet e spitalit të Traumës ka pasur një përplasje verbale mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-deputetit të PD, Bardh Spahia.

Teksa ministri Lleshaj vizitoi policët e plagosur, ish-deputeti e ftoi të vizitonte edhe qytetarët.

Sandër Lleshaj: Me çfarë statusi je këtu ti?

Bardh Saphia: Jemi me fat që jemi përfaqësues të opozitës, të vërtetë jo të atyre që i keni bërë ju. Kur u bërë ti ministër imgjino çfarë statusi duhet...me mu flet ti ashtu?!

Edhe serbët nuk sillen kështu shiko si i keni bërë qytetarët, shko vizitoi...

Sandër Lleshaj: Kush i ka bërë qytetarët?

Bardh Spahia: Edhe këtyre policëve të gjorë...

Sandër Lleshaj: Janë në dorën tënde të zezë edhe qytetarët edhe policët, more i pafytyrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat