Data e re e zgjedhjeve, Presidenti bën lëvizjet e para - Bota Sot
Data e re e zgjedhjeve, Presidenti bën lëvizjet e para

Shqipëria

Data e re e zgjedhjeve, Presidenti bën lëvizjet e para

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:41
Ilir Meta

Presidenti  Ilir Meta pritet të nisë konsultimet me faktorin politik për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se kreu i shtetit nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para do të zhvillohen pasditen e sotme, në orën 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte”.

Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Përpara se të mbërrijë në Kosovë, kreu i shtetit ka ndaluar në qytetin e Kukësit, vendit mikpritës për shumë shqiptar të Kosovës. Meta ka pirë një kafe me gazetarin Beik Bici, i cili 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota.

“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e medieve botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kuksianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata”, shkruan Presidenti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...