Shqiptarit i kapin 7 kg kokainë, e kishte fshehur drogën në një vend mjaft “sekret”

Shqipëria

Shqiptarit i kapin 7 kg kokainë, e kishte fshehur drogën në një vend mjaft “sekret”

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 23:52
ilustrim

Një 28 vjeçar shqiptar u arrestua nga Guardia di Finanza, ndërsa shoqëruesi 23 vjeçar, me prejardhje rumune, u raportua dhe po ndiqet në gjendje të lirë. Dyshja zbriti në Olbia nga Livorno me 7 kilogram kokainë.

“Ansa” shkruan se çifti ishte në bordin e një Volkswagen gri, kur vunë re praninë e një post-blloku policor, duke u përpjekur të largoheshin, por sjellja e tyre vetëm sa shtoi dyshimet e policisë.

Policia ushtroi kontrolle në makinë duke përdorur edhe dy qentë antidrogë, të cilët nuhatën menjëherë disa gram metamfetaminë.

Kontrollet u thelluan duke zbuluar 7 kg me cilësi të lartë të fshehur në pjesën e pasme të mjetit, ku vendoset rrotat rezervë.

Agjencia italiane shkruan se në tregun me pakicë, droga do t’u siguronte 1 milion euro.

Mashtrimi i përdorur nga dyshja ishte i sofistikuar: Një fund i dyfishtë me hapje të mekanizuar, ndërsa pakot me kokainë me vakum ishin mbuluar me pluhur sapuni të lëngshëm për të mbuluar aromën që të mos dallohej nga qentë.

Përveç drogë, pothuajse 2 mijë euro u konfiskuan, që konsiderohen të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat