Borxhet nga qelia e burgut/ Sulkaj tregon letrat se si Çausholli i mori “Spitalin Gjerman”

Shqipëria

Borxhet nga qelia e burgut/ Sulkaj tregon letrat se si Çausholli i mori “Spitalin Gjerman”

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:55
Përparim Sulkaj

“Spitali Gjerman”, dy vite më parë ka qenë pronë e familjes Sulkaj, ndërsa sot e zotëron Nadir Çausholli. Përparim Sulkaj, ish-pronar i Spitalit Gjerman, pasi qëndroi 8 muaj në burg i akuzuar për mashtrim ka vendosur të thyej heshtjen duke treguar të gjitha letrat, se si Nadir Çausholli arriti të fundosë biznesin e familjes Sulkaj.

“Sipas ekspertit kontabël të marrë nga z.Nadir Çausholli që është i njëanshëm dhe kjo për mua nuk është e drejtë sepse duhet të merreshin letrat e tij dhe të miat rezulton se z.Nadir sipas këtij eksperti ne i kemi marrë 3.200.000 euro. Ku nga këto po sipas këtij eksperti kontabël ne i kemi dhenë 2 milion euro”, tha Përparim Sulkaj.

Një ditë më parë ai tha se shuma e marrë borxh ishte 2.250.000 euro , shto këtu dhe interesin i cili kapte vlerën e 750 mijë eurove. Për të garantuar marrjen e parave, Nadir Çaushollit iu dhanë 50% e aksioneve të “Spitalit Gjerman”.

“Duke iu referuar kësaj gjëje, z.Nadir ka bërë një deklaratë noteriale me ne ku thotë se: në qoftë se firma “SULKAJ” më paguan 750 mijë euro atëherë ai është i detyruar që të gjithë aksionet e ‘Spitalit Gjerman’ t’i kthej mbrapa pa gjyq”, tha Përparim Sulkaj.

Sipas Përparimit, firma “Sulkaj” i ka dhënë Nadir Çaushollit 2 milionë euro, por pavarësisht kësaj shume “Spitali Gjerman” nuk iu kthye ish-pronarëve, por iu dhurua një shoferi.

“Z.Nadir jo vetëm që nuk e ktheu këtë, por shoferit të tij, Edlir Koka ia ka bërë një dhurim për 50 mijë lek dhe këtë e vërtetojmë nga deklarata noteriale”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat