Basha-Ramës: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet - Bota Sot
Basha-Ramës: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet

Shqipëria

Basha-Ramës: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:33
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha përmes një postimi në facebook ka thënë se Edi Rama nuk do të ketë mundësi asnjëherë të tremb opozitën.

Sipas tij, muajt e fundit, kryeministri  Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë opozitarë.

“Ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet. Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse”, ka thënë ai.

Sipas tij, Rama është duke ecur tani më nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik e jo të vendit të tij. Për çka, siç tha ai, fundi i Ramës është i pashmangshëm.

“Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë. Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin”, ka thënë Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...