Gati firmat për shkarkimin e Metës - Bota Sot
Gati firmat për shkarkimin e Metës

Shqipëria

Gati firmat për shkarkimin e Metës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:47
Ilir Meta

Maxhoranca pritet të depozitojë të hënën në Kuvend firmat e nevojshme që i duhen për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, hap që vjen pas miratimit në parlament të rezolutës për shkeljet që lidhen me dekretin e shfuqizimit të datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit.

Burimet i thanë Televizionit Klan se deri më tani janë te paktën 40 deputetë socialistë ata të cilët kanë firmosur,  me përjashtim të Pandeli Majkos dhe Fatmir Xhafajt. Lista e firmëtarëve prihet nga kreu i grupit parlamentar të Socialistëve, Taulant Balla dhe Zv/ Kryeministri Erjon Braçe, ndërkohë emrave  që mbështesin qëndrimin e shumicës mësohet se i janë shtuar edhe 15 deputetë të opozitës se re parlamentare.

Me depozitimin e kërkesës  bashkangjitur dhe firmat aktivizohet mbledhja e Komisionit të ligjeve, që vendos ngritjen ose jo të një komisioni hetimor mbi pretendimet për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit.

Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, paraqitet një raport që duhet  të shqyrtohet në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve e më pas është Kuvendi ai që voton për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, 93 vota dhe me votim të fshehtë.

Gjithsesi fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për fajësinë apo jo të Presidentit dhe si pasoje për shkarkimin ose jo të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...