Saimir Korreshi zgjidhet në krye të PD-së Lushnje pas shkarkimit të Murrizit - Bota Sot
Saimir Korreshi zgjidhet në krye të PD-së Lushnje pas shkarkimit të Murrizit

Shqipëria

Saimir Korreshi zgjidhet në krye të PD-së Lushnje pas shkarkimit të Murrizit

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:04
Saimir Korreshi

Saimir Korreshi votohet si kryetar i PD-së në Lushnje. Ai fitoi me një diferencë të madhe votash kundrejt kandidatit tjetër në garë Pandi Boçi.

Votimin për kreun e PD-së Lushnje e mbikqyri Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi.

Në zgjedhje votuan rreth 180 krerët e grupseksioneve të PD-së.

Zgjedhjet për kreun e PD-së në Lushnje u zhvilluan pas shkarkimit të Myslym Murrizit në muajin shkurt.

Shkarkimi i tij u bë pas refuzimit të vendimit të kryedemokratit Basha për të dorëzuar mandatin e deputetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...