Përplasjet në KZAZ, Bardhi: Ramën e pret fund i tmerrshëm!

Shqipëria

Përplasjet në KZAZ, Bardhi: Ramën e pret fund i tmerrshëm!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:44
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon lidhur me përplasjet në KZAZ, ku mbështetës të opozitës dhe bashkive të djathta kërkojnë tërheqjen e materialeve zgjedhore.

Ai thotë se sulmi ndaj qytetarëve në gjithë Shqipërinë, është kriminal dhe i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama.

“Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social, dhunën ndaj qytetareve dhe për cenimin e stabilitetit demokratik të vendit. Fundi i tij do jetë i shpejtë dhe i tmerrshëm! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje të votave, krim të ri zgjedhor në 2019, nuk ka për të patur”, shkruan Bardhi.

Ai shton se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se janë të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat