Kuvendi po diskuton sot në seancën plenare një interpelancë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kërkuar nga deputeti Artur Roshi.
Ajo çfarë është vë re është edhe pjesëmarrja e kryeprokurores Arta Marku, e cila do të prezantojë raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.
Po ashtu sot do të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2018.
Kuvendi shqyrton sot edhe Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.04.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”.